Një protestuese gjysmë e zhveshur, e lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, protestoi në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë.
Ajo në trup mbante të shkruar me ngjyrë “Mos na përdhunoni”, teksa protestoi përpara premierës së filmit të ri “Three Thousand Years of Longing” të regjisorit George Miller, shkruan Skynews,.
Zyrtarët e sigurisë e mbështollën protestuesen me një xhaketë para se ta largonin nga tapeti i kuq.
Në Twitter, grupi aktivist francez “Scum” tha se gruaja po protestonte ndaj dhunës seksuale të kryer ndaj grave ukrainase në mes të luftës.