Sot në mëngjes në lagjen Ulpiana në Prishtinë një grua është gjetur e vdekur.
Vdekjen e kësaj gruaje e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën se në afërsi të një ndërtese, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ndodhet një person i shtrirë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës femër”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse aktualisht janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti. /Gazeta Sinjali/