image Një grua gjendet e varur në litar në Korçë, i shoqi e varros dhe nuk e lajmëron policinë

Shqipëri

Një grua gjendet e varur në litar në Korçë, i shoqi e varros dhe nuk e lajmëron policinë

news image

Një grua në Korçë ka ndërruar jetë, e varur në litar në një episod që ka ndodhur pesë ditë më parë, por vetëm sot është mësuar nga autoritetet policore.

Noa.al raporton se më 17 qershor, ka humbur jetën 61-vjeçarja F.M., e cila dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Por, bashkëshorti i të ndjerës nuk ka njoftuar askënd për ngjarjen.

Ashtu siç është zakoni, pasi kishin kaluar të paktën 12 orë, ai ka kryer varrimin e të ndjerës.

Motra e viktimës, ka kërkuar nga kunati që të dijë çfarë ka ndodhur me të ndjerën dhe ka mësuar se ajo kishte kryer vetëvrasje, duke u varur në litar.

Ditën e djeshme ajo ka bërë kallëzim penal në policinë e Korçës.

Ndaj specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal për shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në fshatin Kolanec, Maliq.

Policia tha se ky shtetas nuk ka njoftuar organet e sirgurisë dhe rendit se në datën 17.06.2021, në banesë, ishte vetëvarur bashkëshortja e tij shtetasja F. M., 61 vjeçe.

Për policinë, 63-vjeçari ka konsumuar elementë të veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Korçë, për veprime të mëtejshme./Gazeta Sinjali/