image Një grua fsheh mbi 90 mijë funta, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj saj

Drejtësi

Një grua fsheh mbi 90 mijë funta, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj saj

news image

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër një të pandehurës me inicialet P.K.

Prokuroria ka bërë të ditur se e dyshuara ka fshehur mbi 90 funta britanike, raporton Sinjali.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se e pandehura P.K., kishte fshehur shumën e përgjithshme prej nëntëdhjetë e njëmijë e tetëdhjetë funta britanike (91,080.00 GPB), duke i pasur në posedim ka tentuar që të fsheh ose maskon natyrën e vërtetë, burimin, vendndodhjen, sistemin, lëvizjen, të drejtat në lidhje me pronësinë e kësaj pasurie, apo në çfarëdo rrethanash, me qëllim që të shkaktoj shmangien nga pasojat juridike ose pasojat e mundshme ligjore, ku të njëjtat mjete monetare me kërkesë të kësaj Prokurorie janë sekuestruar sipas Urdhëresës së Gjykatës përkatëse”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Me këto veprime e pandehura P.K. ka kryer veprën penale ‘’Shpëlarje e parave’’ në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (Kodi Nr.06/L-074) lidhur me nenin 56 (1 dhe 3) të Ligjit Nr.05/L-096“ për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin të Financimit të Terrorizmit.

/GazetaSinjali/