Një grua ka tentuar që të manipulojë me rezultatin e testit për COVID-19, duke e falsifikuar një dokument, shkruan Gazeta Sinjali.
Se ky dokument është i falsifikuar e ka kuptuar një punonjëse e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se punonjësja, e cila punon edhe në një laborator privat, ka dyshuar se në dokument ka ndërhyrje dhe është falsifikuar.
Andaj, ajo rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës katër ditë më parë.
Sinjali mëson se prokurori ka urdhëruar që ky rast të shkojë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/