Një fëmijë ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, mesditën e sotme, rreth orës 12:25, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili fëmijës i është dhënë ndihma mjekësore.
“Rreth orës 12:25, është raportuar se në rrugën ‘Kasem Haxhimurati’ në lagjen Arbëria në Prishtinë, një fëmijë ka rënë nga një lartësi e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu, janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, tha Borovci./Gazeta Sinjali/