image Një femër në Pejë kërcënohet nga ish-burri në meshën e Krishtlindjeve

Kosovë

Policia/ Një femër në Pejë kërcënohet nga ish-burri në meshën e Krishtlindjeve

news image

Mesha e Krishtlindjeve nuk i ka shkuar siç duhet një femre nga Shqipëria.

Në meshën e mbajtur në një kishë të Pejës, asaj i ka ndodhur një incident me ish-burrin, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-burri i saj, gjithashtu shtetas i Shqipërisë, ka hyrë në kishë dhe e ka kapur atë për dore duke e kërcënuar.

I dyshuari dhe viktima kishin qenë të martuar, njofton Policia.

Burri është arrestuar nga Policia e Pejës, ndërkaq me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/