image Një femër në Istog piu preparate kimike, një person arrestohet se e shtyu drejt vetëvrasjes

Kosovë

Një femër në Istog piu preparate kimike, një person arrestohet se e shtyu drejt vetëvrasjes

news image

Një person është arrestuar dje rreth orës 09:30 në Istog.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, ai dyshohet se e ka shtyer një femër të bëjë vetëvrasje, ndërsa ajo ka pirë preparate kimike, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas kësaj, ajo është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Istog 02.08.2020 – 09:30.  Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa viktima femër K-Shqiptare është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që e njëjta kishte pirë preparate kimike”, thuhet në raportin e Policisë. 

Rasti është duke u hetuar si “Shtytje në vetëvrasje”. /Gazeta Sinjali