Një femër është gjetur pa jetë paraditen e djeshme në Prishtinë.
Ajo raportohet se u gjet e vdekur në banesën e saj, shkruan Gazeta Sinjali.
Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po hetohet si vdekje e dyshimtë. /Gazeta Sinjali/