image Një femër e godet disa herë me brisk një burrë në Podujevë, arrestohet nga Policia

Siguri

Një femër e godet disa herë me brisk një burrë në Podujevë, arrestohet nga Policia

news image

Policia e Kosovës mbrëmë para mesnatës e ka arrestuar një femër në Lupq të Podujevës.

Siç njofton Policia, ajo dyshohet se me një brisk e ka goditur disa herë në trup një peroson, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

“Fsh. Lupq i Poshtëm, Podujevë 26.08.2020-22:35. Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila me një mjet të mprehtë (brisk) në disa pjesë të trupit e kishte goditur viktimën mashkull kosovar, të cilit i  kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

E dyshuara pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali