Ballkani ka arritur që të kualifikohet në finale të “Play-Off” të Ligës së Konferencës.
Suharekasit kanë eliminuar skuadrën e Klaksvik pas penalltive në ndeshjen e dytë.
Lindon Emërllahu ekzekutoi penalltinë e fundit sukesshëm, duke i dhënë kalimin në “Play-Off” klubit të qytetit të tij.
Ballkani në pengesën e radhës do të luajë ndaj klubit shqiptar Shkupit, çka nënkupton se një klub shqiptar do të jetë në grupe të Ligës së Konferencës.