Një ekip mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit do të shkojë në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, për të asistuar në vendet e prekura nga tërmeti.
Ky grup i përbërë nga ekspertë mjekësor të profileve të ndryshme, me vendim të drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar, Basri Sejdiut, do t’u dalë në ndihmë qyetarëve në situatën e krijuar pas tërmeteve.
“Duke parë nevojën për asistencë mjekësore në vendet e prekura nga tërmetet në Shqipëri, kam marrë vendim që të dërgojmë ekipin mjekësor nga Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit. Ekipi i dërguar do të ketë mjetet e nevojshme për punë, përfshirë edhe barnat dhe materialin shpenzues që nevojitet në situata të tilla, të siguruara nga SHSKUK. Dy pacientë nga këto zona, kanë filluar të marrin shërbimet e dializës në kuadër të Spitalit të Prizrenit”, ka shkruar Sejdiu./Gazeta Sinjali/