image Një e përdhunuar e luftës ngre padi ndaj tre serbëve në Policinë e Kosovës

Drejtësi

Një e përdhunuar e luftës ngre padi ndaj tre serbëve në Policinë e Kosovës

news image

Shoqata për Krimet e Luftës Gjakova 98’99 sot kanë dorëzuar kontingjentin e 15-të të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës në Kosovë.

Këtë herë 80 lëndë janë sjellë dhe në mesin e tyre është edhe një viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës që ka ngritur padi ndaj tre serbëve, të cilët edhe i ka identifikuar në zyrën e organizatës.

Me dorëzimin e këtij kallëzimi penal, shoqata tha se synojnë që të vetëdijesojnë gratë në Kosovë që ishin viktima të kësaj dhune dhe t’i padisin përdhunuesit.

Përfaqësueset e kësaj shoqate shprehen optimiste se do të ketë rezultat në dënimin e kriminelëve edhe për shkak të marrëveshjes që po synohet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryesisht, kallëzimet penale janë për rastet në komunën e Gjakovës dhe të Rahovecit, por, sipas përfaqësuesve, do të merren edhe me rastet që ndodhën në krejt Kosovën.

/GazetaSinjali/