image Një ditë pasi u dënua me burgim, arratiset i paraburgosuri

Siguri

Një ditë pasi u dënua me burgim, arratiset i paraburgosuri

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme është arratisur një i paraburgosur me inicialet I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i SHKK-së, Florent Gashi ka thënë për Sinjalin se i arratisuri ishte pranuar në paraburgim më 3 shtator të këtij viti dhe akuzohet për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Ai shtoi se për këtë rast është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 10:45, nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i paraburgosuri I. SH. I njëjti  është pranuar në paraburgim -IPFK më 03.09.2021,  dhe akuzohet për veprën penale lendim i lehët trupor. Aktualisht, jemi duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

/GazetaSinjali/