image Arratisja e të burgosurit nga Instituti i Psikiatrisë, suspendohet mbikëqyrësi

Siguri

Arratisja e të burgosurit nga Instituti i Psikiatrisë, suspendohet mbikëqyrësi

news image

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se për shkak të arratisjes së të paraburgosurit I.SH nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, ka suspenduar mbikëqyrësin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, transmeton Gazeta Sinjali.

Tutje nga ky institut është treguar se krahas suspendimit të mbikëqyrësit edhe tre zyrtarë të tjerë janë proceduar në komision disiplinor.

Sipas tyre deri tek suspendimi ka ardhur për shkak të dyshimit se zyrtarët korrektues gjatë kryerjes së detyrës zyrtare  kanë shkelur procedurat e sigurisë institucionale.

“Lidhur me rastin, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar procedure disiplinore dhe ka caktuar Komisionin Hetimor të Brendshëm, i  cili do të hetojë rastin në tërsi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre. /Gazeta Sinjali/