image I riu arratiset nga Qendra për të mitur në Lipjan, Policia po e kërkon që disa orë

Siguri

I riu arratiset nga Qendra për të mitur në Lipjan, Policia po e kërkon që disa orë

news image

Një person ka arritur të arratiset nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, sonte rreth orës 21:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime nga Shërbimi Korrektues i Kosovës bënë të ditur për Gazetën Sinjali se patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar kërkimet për ta kapur të dyshuarin.

I dyshuari (emër i njohur për redaksinë) gjendet ende në arrati, shkruan Sinjali.

Lidhur me këtë rast, të njëjtat burime kanë njoftuar se në konsultim me prokurorin është iniciuar rast dhe janë në kërkim të të dyshuarit.

/GazetaSinjali/