image Vrasje në tentativë në Podujevë, një person dërgohet në QKUK

Siguri

Vrasje në tentativë në Podujevë, një person dërgohet në QKUK

news image

Një vrasje në tentativë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës së 2 gushtit në Podujevë, raporton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se një person pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Viktima ka marr lëndime të rënda trupore dhe me ç’ rast është dërguar në QKUK.

Ndërkaq, policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar gjendet në arrati.

Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.

/GazetaSinjali/