Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka marrë vendim që t’i lë në burg çiftin që tentuan të grabisin një argjendari në qytetin e Shkodrës.
Më 27 janar, të dy personat kanë hyrë në dyqan të paarmatosur dhe i kanë hedhur pronarit sprej paralizues, duke tentuar ta neutralizonin e më pas kanë tentuar të vjedhin.
Pronari ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka bllokuar dyert, raporton TCh.
Kalimtarët kanë njoftuar policinë të cilët kanë ardhur në moment duke bërë edhe arrestimin e të rinjve.