image Një banesë e mbushur me kanabis, prangoset vlonjati 40 vjeçar

Shqipëri

Një banesë e mbushur me kanabis, prangoset vlonjati 40 vjeçar

news image

Policia shqiptare ka njoftuar sot se ka arrestuar shtetasin A.Rr, 40 vjeç, në përmbyllje të një operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në qytetin bregdetar të Vlorës.

Gjatë operacionit policor u gjetën të kultivuara në kova plastike, në një ambient të mbyllur, rreth 330 bimë narkotike, mbi të cilat ishin të vendosura 88 llamba, 18 freskuese, 5 aspiratorë dhe objekte të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllur.

Të gjitha gjërat e lartcekura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi materiali bimor kanabis sativa në proces tharjeje.

“Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Vjedhja e energjisë elektrike”, ka njoftuar policia.

/GazetaSinjali/