Konsumimi i narkotikëve nga të rinjtë në Kosovë është bërë femonem shqetësues, derisa kjo po çon edhe drejt problemeve familjare, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është raportuar në Policinë e Kosovës nga një prind.
Siç ka mësuar Sinjali, prindi e ka raportuar rastin dhe ka njoftuar se ka edhe probleme me të. Babai dyshon se ai përdor edhe substanca narkotike dhe për këtë arsye u shkakton problem familjarëve të tij.
Policia, nga i dyshuari ka konfiskuar një sasi prej 1gram marihuanë dhe pastaj është dërguar në klinikën e psikiatrisë për tretman mjekësor. /Gazeta Sinjali/