image Një aksident me fatalitet, 20 me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë

Siguri/ Një aksident me fatalitet, 20 me të lënduar gjatë 24 orëve të fundit

news image

Një aksident me fatalitet është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, njofton Policia.

Sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit nëpër rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 44 aksidente, 20 prej të cilave kanë rezultuar me të lënduar ndërsa 24 vetëm me dëme materiale.

Njësitet e trafikut kanë shqiptuar gjithsej 672 gjoba për kundërvajtësit, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Në raportin 24 orësh poashtu theksohet se, për vepra të ndryshme kundërligjore, janë arrestuar 21 persona, 19 janë dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit./ Gazeta Sinjali/