image Një 63-vjeçar humb jetën duke drejtuar motorin në Lushnje

Shqipëri

Një 63-vjeçar humb jetën duke drejtuar motorin në Lushnje

news image

Një 63-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Lushnje, pasditen e kësaj të diele.

Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 17:10, në fshat Gjazë A. S., 63 vjeç, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha”, dyshohet se mund t’i ketë rënë infarkt dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes, raporton abcnews.al.

/GazetaSinjali/