image Një 46-vjeçar nga Gjakova dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë, ende nuk dihen shkaqet

Siguri

Një 46-vjeçar nga Gjakova dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë, ende nuk dihen shkaqet

news image

Policia në Gjakovë ka njoftuar se pas informatave të dëshmitarëve, është gjetur një 46-vjeçar me plagë në kokë sot rreth orës 13:00.

Policia ka njoftuar se ai është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë dhe nuk dihen ende shkaqet e incidentit.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, një gëzhojë dhe automjeti i viktimës.

“Patrulla policore ka dalë ne vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar ne emergjencë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës. Në vendin e ngjarjes kane dalë is te gjitha njësite përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar ne QKUK ne gjendje te rende. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë ne afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti.”

/GazetaSinjali/