image Një 3-vjeçar në Prishtinë lëndohet nga rrethojat e një ndërtese

Siguri

Një 3-vjeçar në Prishtinë lëndohet nga rrethojat e një ndërtese

news image

Një fëmijë i moshës 3-vjeçare është lënduar nga rrethojat e një ndërtese në Prishtinë gjatë mbrëmjes së sotme, shumë pranë Fakultetit Teknik, raporton Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i tha Sinjalit se lidhur me këtë rast është iniciuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit. Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e veprës penale inicohet rasti “Shkaktim i rrezikut të pergjithshem” për procedura të mëtejme hetimore”, ka thënë Hoxha.

Ende nuk dihet gjendja e 3-vjeçarit./Gazeta Sinjali/