image Një 14-vjeçar vret nënën e tij jashtë një gjykate në Pakistan

Siguri

Një 14-vjeçar vret nënën e tij jashtë një gjykate në Pakistan

news image

Sipas raportimeve të mediave vendase, Nesehat Bibi, gruaja e Zubir, kishte ardhur në gjykatë për të marrë lirinë me kusht pas padisë nga bashkëshorti i saj për tradhti bashkëshortore.

Ajo po qëndronte në korridorin e pritjes, e shoqëruar nga një oficere policie femër, kur ndodhi incidenti i rëndë.

Një djalë i ishte afruar asaj në ambientet e pritjes dhe më pas kishte shtënë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Mediat raportojnë se personi që e kreu këtë akt ishte i biri i saj, 14-vjeçar.

Sulmuesi kishte tentuar të largohej, por ishte arrestuar nga policia.

Mediat raportojnë se gruaja e ndjerë 42-vjeçe ishte nënë e pesë djemve dhe tri vajzave.

Bashkëshorti i saj e kishte paditur më 25 maj 2021, duke e akuzuar se ishte larguar me një mikun e saj dhe se ata ishin martuar. Më vonë policia i kishte arrestuar të dy.

Autoritetet thanë se i akuzuari për vrasjen është 14-vjeçar dhe se i ati e kishte inkurajuar të vriste nënën e tij “për të ruajtur nderin”.

Babai egoist kishte zgjedhur mënyrën më të leverdishme për “të ruajtur nderin e tij”, duke kthyer djalin e tij në vrasës, për të shpëtuar vetë nga akuzat./Gazeta Sinjali/