image "Nja dy-tri shuplaka ndoshta ia kom dhënë"/ Lajmërohet në Sinjali burri që po kërkohet si i dyshuar për dhunimin e gruas

Siguri

“Nja dy-tri shuplaka ndoshta ia kom dhënë”/ Lajmërohet në Sinjali burri që po kërkohet si i dyshuar për dhunimin e gruas

news image

Gazeta Sinjali pak më parë publikoi njoftimin e Policisë së Kosovës ku kërkohej ndihma e qytetarëve për kapjen e Sadat Fejziut, si i kërkuar, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”. Pasi artikullit të publikuar, në numrin kontaktues të Sinjalit është lajmëruar Fejzi.

Për dhunën që dyshohet se e ka ushtruar ndaj gruas së tij, Fejzi fliste me shumë qetësi, madje tha se asgjë nuk i ka bërë, vetëm “dy-tri shuplaka”.

“Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania“, tha Fejzi për Gazetën Sinjali.

Policia të njëjtin njoftoi se po e kërkon, por ky i fundit tha se është në bashkëbisedim me këtë institucion.

Fejzi i tha Sinjalit se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot, por që nuk ka ndodhur rasti i dhunimit.

“Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi tutje ai për Sinjalin.

Rastet e dhunës në familje po rriten, duke rritur kështu në të njëjtën kohë pasigurinë për gratë në Kosovë.

Ngjarja tragjike që ndodhi në Ferizaj, ku një 18-vjeçare dyshohet se u vra nga dy persona, ka tronditur gjithë vendin, duke alarmuar për situatën që ndodhen gratë në Kosovë.

/GazetaSinjali/