Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me iniciativën për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Nismas, ndryshimi i këtij ligji pa konsultim paraprak me të gjitha partitë politike, dëshmon se Vetëvendosje, nuk e ka prioritet pandeminë, demokracinë dhe as zhvillimin ekonomik.
”Amandementimi i Ligjit për Zgjedhje pa konsesus mes të gjitha partive politike pozitë dhe opozitë dëshmon që Vetëvendosje nuk e ka prioritet as pandeminë, as demokracinë dhe as zhvillimin ekonomik të vendit! Ky veprim përbën një presedan të rrezikshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional në Republikën e Kosovës! Përmes këtij veprimi Vetëvendosje shpërfaqë hapur tendencën për të kapur në tërësi shtetin!”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi i plotë:
”Amandementimi i Ligjit për Zgjedhje pa konsesus mes të gjitha partive politike pozitë dhe opozitë dëshmon që Vetëvendosje nuk e ka prioritet as pandeminë, as demokracinë dhe as zhvillimin ekonomik të vendit!
Ky veprim përbën një presedan të rrezikshëm për demokracinë dhe stabilitetin institucional në Republikën e Kosovës!
Përmes këtij veprimi Vetëvendosje shpërfaqë hapur tendencën për të kapur në tërësi shtetin!
Përmes këtyre ndryshimeve Vetëvendosje për të fituar pak më shumë vota nga mërgata jonë, do të hapë rrugën që Lista Serbe të merr më shumë se 10 mandate të rezervuara. Sepse, përmes këtyre ndryshimeve do të hapet rruga që Lista Serbe me ndihmën e Vuçiqit të mobilizojë numër shumë më të madh të votuesve që jetojnë në territorin e Republikës së Serbisë!
NISMA Socialdemokrate shpreh mospajtimin e plotë me këtë veprim me pasoja të mëdha për demokracinë dhe stabilitetin institucional të vendit!”, thuhet në reagimin e Nismas.