image PZAP ia refuzon Xhemail Hasanit kërkesën për rinumërim të votave në Podujevë
[wp-story id="814678"]

PZAP ia refuzon Xhemail Hasanit kërkesën për rinumërim të votave në Podujevë

news image

Nisma Socialdemokrate dega në Podujevë, ka bërë kërkesë për rinumërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit në Podujevë, pasi që kandidati i saj për kryetar komune, Xhemajl Hasani, po pretendon se ka pasur manipulim të votave.

 “Më datë 29.10.2021, PZAP ka pranuar apelin Anr. 723/2021 nga subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, dega në Podujevë, me të cilën pretendon se kanë dyshime të mëdha se votat për kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës janë keqpërdorur nga komisionerët pothuaj se bë të gjitha vendvotimet”, thuhet në vendimin e PZAP-it.

Ky manipulim sipas tyre është bërë për shkak se nuk kanë pasur komisionerë në të gjitha vendvotimet.

Parashtruesi i ankesës shton se Subjekti Politik Nisma Socialdemokrate, nuk ka pasur komisionet në çdo vendvotim dhe se nga kjo arsye iu janë abuzuar votat e tyre, prandaj kërkojnë rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet. Kërkojnë që fillimisht të numërohen votat e Subjektit Politik Nisma Socialdemokrate në QV 1818E, në Orllan, me qëllim që të vërtetohet dallimi i votave dhe pastaj të bëhet rinumërimi në të gjitha Vendvotimet në Komunë e Podujevës”, citohet në vendimin e PZAP-it.

Mirëpo, kërkesa e Hasanit, i cili tashmë njihet si “kandidati modest” u refuzua nga ana e PZAP-it me arsyetimin se nuk janë ofruar prova për t’u vërtetuar pretendimet.

Vendimin e plotë të PZAP-it e gjeni KËTU.

Xhemajl Hasani, në garën për kryetar të Podujevës i ka marrë vetëm 205 vota ose 0.54 për qind./Gazeta Sinjali/