image Fatmir Limaj shkel masat antiCOVID, mbledh dhjetëra persona në Vushtrri
[wp-story id="814678"]

Shëndetësi

Fatmir Limaj shkel masat antiCOVID, mbledh dhjetëra persona në Vushtrri

news image

Nisma Socialdemokrate në krye me Fatmir Limajn po vazhdon tubimet e saj në prag të zgjedhjeve që do të mbahen më 14 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundmi, ky subjekt politik ka mbledhur dhjetëra persona në Dudofc të Vushtrrisë.

Në fotografitë e publikuara nga Fatmir Limaj në llogarinë e tij në Facebook, shihet qartë se asnjëri prej të pranishmëve nuk respektojnë masat antiCOVID siç janë maskat apo distanca sociale.

Limaj gjithashtu shkroi se Vushtrria është dëshmia më e mirë se kauza e tyre po kthehet në një lëvizje.

/Gazeta Sinjali/