image Në 7-vjetorin e themelimit, NISMA shkel masat antiCOVID

Shëndetësi

Në 7-vjetorin e themelimit, NISMA shkel masat antiCOVID

news image

Gjatë javës së fundit në Kosovë ka pasur rritje të rasteve të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Por, kjo nuk i ka penguar subjektit politik, Nisma Socialdemokrate, e cila ka shënuar sot 7-vjetorin e themelimit të saj.

Krahas shënimit të përvjetorit, kjo parti politike ka shkelur edhe masat antiCOVID, ku në disa fotografi të publikuara shihen pjesëmarrës të shumtë të cilët nuk po bartin maskat dhe nuk po e respektojnë distancën fizike.

Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj, tha se do të evidentojnë lëshimet e bëra gjatë zgjedhjeve, por që nuk do të ndalen për betejat tjera që i presin.

“ Do të vazhdojmë procesin e zgjedhjeve të brendshme në degë, do të evidentojmë lëshimet që kemi bërë, ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë se bashku me ju për të përgatitur ristrukturimin e partisë për betejat që na presin”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e NISMA-së në Facebook./Gazeta Sinjali/