image Nisin hetimet pas raportimit se Sami Kurteshi e ka rrahur dikë në KQZ

Siguri

Nisin hetimet pas raportimit se Sami Kurteshi e ka rrahur dikë në KQZ

news image

Gjatë ditës së sotme në media u raportua se përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi e ka sulmuar  fizikisht një zyrtar të KQZ-së, për shkak të mosmbajtjes së maskës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kur Kurteshi u kontaktua nga Sinjali, ai e mohoi një gjë tillë.

“Jo, nuk është e vërtetë. Është gënjeshtër”, ka thënë shkurtimisht Kurteshi për Sinjalin.

Mirëpo, zëdhënësja e Policës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti , ka thënë se është iniciuar hetimi për rastin sulm.

“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, ka thënë ajo për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/