Sot ka filluar zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, ku nga sot Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim, pas fillimit të zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Ata kanë bërë me dije se zbatimi ka filluar në të gjitha pikëkalimet kufitare, pasi sipas tyre përgatitjet janë bërë me kohë.
“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që të ju mundësohet qytetarëve pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë”, thuhet në njoftim.