image Nis takimi Kurti – Von der Leyen

Politikë

Nis takimi Kurti – Von der Leyen

news image

Ka nisur takimi në mes të kryeministri të vendit, Albin Kurti dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi po mbahet në kryeministri.

Von der Leyen do ta vizitojë kopshtin ‘Cicërimat’ në Prishtinë, i cili është ndërtuar me fondet e BE-së. Investimi i përgjithshëm i BE-së në sektorin e arsimit në Kosovë që nga viti 2007 arrin në rreth 85 milionë euro.

Pas kësaj vizite Kurti dhe Von der Leyen do t’ju adresohen mediave.

Para takimit me Kurtin, Von der Leyen është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani./Gazeta Sinjali/