image Nis takimi i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

Rajon

Nis takimi i grupeve punuese të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel

news image

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pritur në Bruksel grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë për diskutimin rreth targave të veturave.

Lajçak ka postuar një fotografi nga takimi ku ka thënë se grupet punuese do të takohen rregullisht.

“Këtë mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve në takimin e parë të Grupit Punues për targat e veturave, siç jemi pajtuar më 30 shtator. Grupi që u kryesua nga këshilltarët e mi do të takohen në baza të rregullta. Unë besoj që ata do të prezantojnë gjetje konkrete për gjashtë muaj”, ka shkruar Lajçak./GazetaSinjali/