image Nis seanca gjyqësore për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Kosovë

Prishtinë/ Nis seanca gjyqësore për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

news image

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq më 16 janar të vitit të kaluar.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 2 dhjetor ka ngritur aktakuzë ndaj 6 serbëve: Marko Rashiq, Nedelko Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Radeta Basara.

Ata ngarkohen për veprat penale të pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal, keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndihmë në kryerje të vrasjes së rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat. /Gazeta Sinjali/