image Nis seanca e jashtëzakonshme,VV s’paraqitet, Konjufca: Në rajon s’ndodh kështu

Politikë

Nis seanca e jashtëzakonshme,VV s’paraqitet, Konjufca: Në rajon s’ndodh kështu

news image

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur një seancë e jashtëzakonshme lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike, e thirrur sot nga opozita. Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se 40 deputetë e kanë thirrur këtë seancë, duke e dorëzuar kërkesën një orë më parë.

Konjufca tha se kurrë më parë nuk ka ndodhur që seanca e jashtëzakonshme të thirret dhe të caktohet menjëherë mbajtja e një seance të tillë.

Sot 40 deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë thirrë seancë të jashtëzakonshme. Kërkesa është dorëzuar vetëm para një ore. Kurrë nuk ka ndodh në Kuvendin e Kosovës që seanca të caktohet aty për aty, menjëherë të thirret. Mirëpo meqenëse kam shumë respekt për opozitën, po e bëjmë përjashtimin. Kështu që, fillojmë me seancë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit tha se praktika e zakonshme është që seancat e tilla të thirren 24 orë përpara, duke marrë shembull vendet e rajonit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po mungojnë në këtë fillim të seancës.

/Gazeta Sinjali/