Ka nisur samiti i Berlinit nën udhëheqjen e kancelarit gjerman Olaf Scholz. Paraprakisht ky i fundit ka mirëpritur kryeministrin Albin Kurti dhe pjesëmarrësit e tjerë.
Me këtë rast kancelari gjerman i cili është edhe drejtues i këtij samiti, Olaf Scholz, ka bërë thirrje që të kryhet normalizimi i raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe mbajtja e këtij samiti, shënon edhe ringjalljen e procesit meqë liderët e Ballkanit Perëndimor nuk janë takuar më në kuadër të kësaj platforme që nga largimi i kancelares Angela Merkel, që ishte njëkohësisht edhe ideatore e këtij procesi.
Përgjatë këtij samiti, pritet që të gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të nënshkruajnë tri marrëveshje, ku përfshihet edhe liria e lëvizjes, njohja e diplomave universitare dhe kualifikimit profesional.
Në mesin e pjesëmarrësve janë edhe liderët e institucioneve evropiane, përfshirë këtu presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.
Sipas paralajmërimeve, Von Der Leyen me kёtё rast do shpalos pakon e ndihmave financiare pёr rajonin tё cilat do ndihmojnё nё përballimin e sezonit dimëror si dhe grantet pёr reformimin e sektorit të energjisë në rajon.
Kosovën nё samit e pёrfaqёson kryeministri Albin Kurti, ndёrsa Serbinё, homologia e tij nga Beogradi, Ana Brnabiq.
Nё samit, me ftesё tё kancelarit gjerman merr pjesё edhe pёrfaqёsuesi i veçantë i BE-sё pёr dialog, Miroslav Lajçak, andaj edhe nuk përjashtohet mundёsia qё, sё paku nё margjinat e samitit, tё preket çёshtja e procesit tё normalizimit tё marrëdhёnieve nё mes tё Kosovёs dhe Serbisё, ndonёse kjo temё zyrtarisht nuk ёshtё nё agjendë.