Në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit, kanë nisur prishjet e ndërtesave që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.
Sipas drejtorit të Emergjencave Civile, Haki Çako, sot do të prishen rreth 10 ndërtesa të dëmtuara gjatë tërmetit.
Asnjë zonë e Durrësit nuk është më pak e prekur se tjetra, teksa qindra ndërtesa mbajnë dëshminë e lëkundjeve të forta.
Nga përllogaritjet e para janë mbi 40 ndërtesa të planifikuara për t’u shembur në të gjithë qytetin, por numri mund të rritet.