Tifozët prishtinas kanë marrë iniciativë që heroit të kombit Adem Jashari t’i punohet përmendorja në kryeqytet.
Grupi i skuadrës së Prishtinës “Plisat”, kanë nisur sot peticion për vendosjen e shtatores së Adem Jashari në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Plisat” kanë vendosur një tendë te sheshi Skënderbeu, ku synojnë që të mbledhin sa më shumë nënshkrime, ku edhe kanë ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i mbështesin për t’ia arritur qëllimit të tyre.
Peticionin i pari e nënshkruajti kryetari i “Plisave”, Kushtrim Ramadani.