Ka nisur peticioni “Pro tërheqjes 30 për qind të Trustit” nga grupi i qytetarëve për të mundësuar tërheqjen e propozuar nga Trusti.
Iniciativa e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, u rrëzua nga votat e pushtetit. Vetë Haxhiu paralajmëroi se nëse s’kalon me iniciativën e tij “do të kalojë me iniciativë të qytetarëve”.
Për të shkuar në Kuvend duhet grumbullimi i 10 mijë nënshkrimeve.
“Ndonëse Kryeministri Kurti shfaqi gatishmëri që këtë të drejtë kushtetuese t’ua mohoj deputetëve duke i trajtuar ata si teknokratë apo robotë të Albinit, kërkesat e qytetarëve nuk mund të shtypen me arrogancën e numrave të pushtetit. Kush hynë në garë kundër qytetarëve çdo herë do të jetë humbës. Shihemi në votimin e radhës për Trustin, deputetë të popullit apo robotë të Albinit”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.