Ka filluar ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka bërë të ditur shefi ekzekutiv i kompanisë “Mabetex Holding”, Valon Lluka.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se bashkë me ditën e flamurit, po festojnë edhe fillimin e punëve të ndërtimit të aeroportit.
“Hapja e kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Sot është një ditë shumë e veçantë për gjithë popullin shqiptar – dita e Flamurit!
Krahas kësaj dite të madhe, festojmë edhe fillimin e punëve të ndërtimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës. Shqipëria po zhvillohet! Gëzuar!”, ka shkruar ai.