image Nis gjyqi ndaj Netanyahut, renditen veprat penale të cilat akuzohet se i ka kryer

Botë

Izrael/ Nis gjyqi ndaj Netanyahut, renditen veprat penale të cilat akuzohet se i ka kryer

news image

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili akuzohet për korrupsion.

Netanyahu është kryeministri i parë i Izraelit që përballet me një proces penal duke qenë në detyrë dhe është i detyruar të marrë pjesë në seancën gjyqësore.

Nisja e gjykimit ndaj Netanyahut vjen vetëm tri javë pasi ai u betua si kryeministër i Izraelit, në mandatin e pestë. Ai dyshohet se ka pranuar dhurata nga biznesmenë të pasur dhe ka dhënë favore për të pasur një paraqitje sa më të mirë në media.

Gjyqi ndaj Netanyahut ishte parashikuar që të niste më 17 mars, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit. /Gazeta Sinjali/