image “Nuk ka fitues, vendimi i gjyqit vlen për të dytë”, avokati i Arben Ahmetit demanton Tomë Gashin

Drejtësi

“Nuk ka fitues, vendimi i gjyqit vlen për të dytë”, avokati i Arben Ahmetit demanton Tomë Gashin

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim në rastin ku protagonistë janë dy gazetarët, Arben Ahmeti dhe Valentina Ahmeti, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është mbajtur jashtë mediave dhe syve të publikut, deri në momentin kur avokati i Valentina Ahmetit postoi një fotografi në Facebook me klienten e tij, Valentinën, e ku fliste për fitore kundër drejtorit të Kanal 10, Arben Ahmeti.

Mirëpo, avokati i gazetarit Arben Ahmeti, Besnik Berisha, ka pohuar se deklarimi i Gashit nuk është i vërtetë, pasi që rasti gjyqësor nuk ka fitues.

Sipas tij, vendimi i gjyqit penalizon të dytë, pasi që vendimi parasheh një masë sigurie 1-vjeçare kundër Arben Ahmetit dhe Valentina Ahmetit.

Në vendim thuhet se asnjëri nuk guxon që ta shqetësojë, sulmojë, fyejë, kërcënojë apo dëmtojë pronën e njëri-tjetrit gjatë këtyre 12 muajve.

Ndërkaq Gjykata ka refuzuar kërkesat e të dyve që mos t’i afrohen njëri-tjetrit në Kanalin 10, televizionin ku të dytë punojnë, në një distancë prej 200 metrash. Po ashtu, Gjykata ka refuzuar edhe dy kërkesa tjera të Valentina Ahmetit, ku kërkohet që gazetari Ahmeti të obligohet që t’ia paguaj ish-gruas së tij shpenzimet e automjetit. Po ashtu, është refuzuar kërkesa e ish-gruas që Arben Ahmeti të detyrohet që të reklamoj në Kanal 10 kolegjin UBT, në mënyrë që Valentina Ahmeti të shkollohet pa pagesë në këtë kolegj privat.

Pretendimi se Valentina Ahmeti ka fituar rastin ndaj drejtorit të Kanal 10 është absolutisht i pavërtetë dhe qesharak. Për ata që s’e dinë, ne asnjëherë nuk e kemi kundërshtuar kërkesën e mbrojtësit të viktimave për urdhër-mbrojtje, përkundrazi e kemi përkrahur dhe kemi ushtruar kundërpropozim, i cili përkundër që u kundërshtua nga znj.Ahmeti dhe përfaqësuesit e saj, u aprovua nga Gjykata dhe si rezultat kemi urdhërmbrojtje me efekt reciprok. Pra, humbës është ai/ajo që e kanë kundërshtuar propozimin, e jo ai që e ka përkrahur dhe ka kërkuar të njëjtin”, ka deklaruar avokati Berisha.

Kujtojmë se version tjetër ka dhënë avokati Gashi, i cili tha se vendimi është marrë në favor të klientes së tij, Valentina Ahmetit.

“Dhe sot kemi marrë vendimin me të cilin rasti është vendos nga gjykata në favor të Valentines dhe është lëshuar urdhrimbrojëts kundër bashkëshortit të saj Arben Ahmetit, i cili është drejtor i TV Kanal 10”, ka potencuar ai për Bota Sot.

/GazetaSinjali/