image I publikuan letrën që i shkroi babait, Meghan Markle fiton gjyqin ndaj medias britaneze

Bota e Yjeve

I publikuan letrën që i shkroi babait, Meghan Markle fiton gjyqin ndaj medias britaneze

news image

Meghan, Dukesha e Sussex, ka fituar gjyqin ndaj një tabloidi britanik, që kishte publikuar letrën që i kishte shkruar ajo babait të saj, Thomas Markle.

Bëhet fjalë për letrën që ajo i kishte dërguar të atit në vitin 2018 dhe që u publikua në “Mail on Sunday”.

Sipas gjyqtarit, “publikimi ishte i tepërt dhe i paligjshëm”, duke qenë se ishte një letër private.

Meghan mirëpriti vendimin, duke u shprehur në një komunikatë se “pas dy vitesh, i jam mirënjohëse gjykatës që mori këtë vendim ndaj “The Mail on Sunday””.

/GazetaSinjali/