image Nis asfaltimi i segmentit rrugor Brezovicë - Qendra e Skijimit

Kosovë

Nis asfaltimi i segmentit rrugor Brezovicë – Qendra e Skijimit

news image

Asfaltimi i segmentit rrugor Brezovicë – Qendra e Skijimit, me gjatësi 4.5 km, ka nisur sot, njofton Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas kësaj ministrie, ky segment rrugor do jetë i bllokuar për disa ditë.

Njoftojmë të gjithë qytetarët se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 Tetor, ora 16:00 (E shtunë)”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Gazeta Sinjali/