image Lirohet nga paraburgimi Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit i arrestuar për rastin “Brezovica”
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Lirohet nga paraburgimi Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit i arrestuar për rastin “Brezovica”

news image

Në mesin e të arrestuarve për rastin “Brezovica” është edhe Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, për të cilin Gjykata në Ferizaj ka vendosur që të lirohet nga masa e paraburgimit.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar avokati i Halimit, i cili tha se masa e paraburgimit atij i është zëvendësuar me masën e kufizimit të lëvizjes – i ndalohet t’i ofrohet vendit apo personit të caktuar .

Ai njoftoi se kjo masë e sigurisë i është caktuar për afat kohor prej 60 ditësh.

“Sot ai është në liri, përkatësisht në zëvendësim të masës prej paraburgimit në masën e kufizimit të lirisë, në kuptimin që të mos iu afrohet punës dhe vendeve të caktuara. Kjo masë do t’i vazhdohet për 60 ditë”, tha avokati për Sinjalin.

/GazetaSinjali/