image Nis aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit

Kosovë

Nis aplikimi për regjistrim të votuesve jashtë vendit

news image

Të gjithë kosovarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës do të kenë mundësi që të aplikojnë për regjistrim për votim, nga sot e deri më 10 shtatot.

Njoftimin e ka bërë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili përmed një njoftimi për media thotë se periudha e aplikimit zgjatë nga 30 gusht deri më 10 shtator.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës ka filluar sot, 30 gusht dhe do të përfundojë më 10 shtator 2019. Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Të drejtën e aplikimit pëe regjistrim për votim sipas KQZ-së e kanë edhe ata që nuk kanë shtetësi të Kosovës.

“Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë’, njofton KQZ.

Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: fahut postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së.

Për ta lehtësuar mënyrën e aplikimit KQZ ka ofruar edhe një link të vecant,me informacione të detajuara. http://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.