image Nipi i Jakup Krasniqit dhe sekretari i MTI-së po mbahen në stacionin policor

Intervistim/ Nipi i Jakup Krasniqit dhe sekretari i MTI-së po mbahen në stacionin policor

news image

Nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi dyshohet se e ka sulmuar sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë Burim Rrecin.

Gazeta Sinjali ka mësuar se rrahja ka ndodhur brenda objektit të ministrisë.

Mësohet se të dyshuarit janë aktualisht në Stacionin Policor në Prishtinë, ku po kryhen procedurat e nevojshme nga policia.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Flora Ahmeti, e cila ka thënë se palët e përfshira ndodhen në stacionin policor.

“Palët e përfshira në rast, aktualisht ndodhen në stacionin policor, ku po kryhen procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Mësohet se rasti ka rreth orës 14:00 brenda objektit të MTI-së, ku si shkak i përleshjes ishte nënshkrimi i pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por, që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekretari Rreci. /Gazeta Sinjali/