image Nipi i Jakup Krasniqit dhe Sekretari i MTI-së lirohen pas rrahjes

Kosovë

Rrahje/ Nipi i Jakup Krasniqit dhe Sekretari i MTI-së lirohen pas rrahjes

news image

Artian Krasniqi dyshohet se ka sulmuar fizikshit Sekretarin e MTI-së Burim Rrecin, e këta të dy pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti është inicuar si sulm ndaj personit zyrtar.

“Personat e përfshirë në konflikt pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Flora Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar gjatë ditës së sotme për rrahjen ndërmjet nipit të Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi dhe Sekretarit të MTI-së Burim Rrecit.

Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saj, dyshohet se Arian Krasniqi ka sulmuar fizikisht Rrecin në zyrën e tij.

E si shkak i këtij konfrontimi fizik dyshohet të jenë mëditjet e udhëtimeve jashtë vendit.

Nipi i Jakup Krasniqit, Ariani kishte kërkuar nënshkrimin e pagesave të udhëtimeve që i ka bërë jashtë vendit, por, që një gjë të tillë nuk ia kishte dorëzuar sekretari Rreci.

Ndërsa pak kohë pasi dyshohet se e rrahu sekretarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Arian Krasniqi, djali i vëllait të Jakup Krasniqit, ka shkruar një postim në Facebook për demokracinë. /Gazeta Sinjali/