image Nikolla: Këshilli i Evropës do të jetë i paplotë derisa të pranojë Kosovën

Shqipëri

Nikolla: Këshilli i Evropës do të jetë i paplotë derisa të pranojë Kosovën

news image

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla mori sot fjalën në konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, në Athinë, ndërsa vuri theksin në kontinentin evropian, si kontinenti i asimetrive, dhe më konkretisht në dallimin midis vlerave që qëndrojnë në themel të Këshillit të Evropës dhe qëndrimeve të disa vendeve anëtare të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor.

Vlerat që mbron e zhvillon organizata e madhe pan-evropiane, Këshilli i Evropës, janë të pa garantuara, për sa kohë që Ballkani Perëndimor do të mbetet jashtë dyerve të BE dhe Kosova jashtë Këshillit të Evropës, ishte apeli i kryeparlamentares Nikolla.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është nikollaa-780x439.jpg

“Këshilli i Evropës do të mbetet i paplotë, derisa të pranojë Kosovën, shtetin më të ri të Evropës, një shtet i ri , i krijuar nga Evropa atlantike, bashkë me aleatët strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.

“Si kryeparlamentare, por edhe si qytetare e njërit prej këtyre vendeve, dëshiroj të ngre shqetësimin se termi Ballkani Perëndimor, nga një term gjeografik, ka marrë sot një konotacion të qartë politik, disa herë edhe negativ. Dhe kjo ndodh ngaqë politikat e zgjerimit nuk kanë mundur të kapërcejnë dot pengesat e paragjykimet për vendet tona. Ne po mbajmë radhën para portave të BE-së, e cila duhej të ishte prej kohësh, edhe shtëpia e jonë. Duhet ta kuptojmë të gjithë se Ballkani Perëndimor është një vlerë e shtuar dhe jo një problem i shtuar i Bashkimit Evropian”, nënvizoi Nikolla.

Ajo tutje shtoi se për t’u bindur se kjo situatë është e pamerituar duhet të mbajnë parasysh kontributin e secilit prej kombeve evropianë për Evropën./GazetaSinjali/